Reali i Madridit ka koleksionuar fitoren e dytë në kampionatin spanjoll, duke mundur 4-1 Sociedadin në sfidën e rikthimit të José Mourinhos në Bernabéu.

Lideri i skuadrës ishte Kylian Mbappé, që ngriti siparin e golave në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, Sociedadi reagoi duke barazuar ndeshjen dhe duke konfirmuar faktin që të besuarit e Mourinhos nuk kishin ritmin e duhur dhe vuajtën jo pak në këto 45 minuta.

Në pjesën e dytë, “Galaktikët” shtuan presionin dhe në minutën e 60-të të sfidës Mbappé realizoi sërish për të rigjetur avantazhin.

Pak minuta më vonë, Vinícius Júnior nuk gabon me portën e boshatisur pas pasimit perfekt të Bellingham.

Mbappé kompletoi trigolëshin e tij në fundin e sfidës, duke i dhuruar një mbrëmje speciale Mourinho-s. Reali ka 2 fitore pas 2 ndeshjeve të para dhe fillimi është premtues për një sezon pozitiv.

Tv Klan

/tvklan.al