Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mbërriti një tjetër avion me të evakuuar nga Afganistani në aeroportin e Rinasit.
Grupi me 275 afganë u prit nga vetë Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale Kryeministri Rama shkruan:
“Kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre. Të larguarit nga shtëpitë e tyre fillimisht do të strehohen në Qytetin Studenti” e më pas do të akomodohen në hotele të Durrësit dhe të Lezhës ku do të qëndrojnë për një periudhë mbi 14-mujore”.
Sipas konfirmimeve të qeverisë shqiptare në vendin tonë do të strehohen rreth 4 mijë afganë të cilët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre pas marrejs së pushtetit nga ana e talebanëve./tvklan.al












Botërori 2026 
