Për ekipin olimpik shqiptar që mori pjesë në Olimpiadën e Parisit ishte shtruar tapet i kuq në Rinas.

Këto lojëra u futën në historinë e sportit shqiptar nga mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët morën medalje bronzi, të parat për vendin tonë.

Ekipi olimpik u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të ministrisë së sporteve dhe ambasadorja franceze në Tiranë.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Rëndësi ka që ngritën flamurin e duhur. Është e qartë që jam shumë i lumtur dhe jam dyshif i gëzuar. Së pari që sollën dy medalje sportistët e Sportklub Tiranës, por mbi të gjitha jam shumë i lumtur që janë medaljet e para për Shqipërinë. Çdo cicmic i vogël i politikës dhe kafeneve është pa vlerë kur shikojmë flamurin kombëtar të ngritur.

Medaljet ishin një objektiv konkret në mundje.

Sahit Prizreni, President i FSHM-së: Federata jonë kishte një synim të qartë, 3 medalje jemi me 2 dhe është fantastike. Emocioni i Parisit është i veçantë sepse ishte një pritje e gjatë. Shpresoj që ky rrugëtim mos të ndalon këtu.

Chermen Valiev, mundës i Shqipërisë: Falemindrit Albania, Albania in my zemra.

Islam Dudaev, mundës i Shqipërisë: Faleminderit Shqipëria. Jam i lumtur që mora medalje në lojërat olimpike herës tjetër uroj të marrim të artë.

Tani planet janë për lojërat e ardhshme që do të mbahen në Los Anxhelos pas 4 vitesh.

Fidel Ylli, President i KOKSH-it: Këto medalje flasin vetë dhe do të jenë një gur kilometrik dhe për të menduar që sot për Los Anxhelos 2028.

Ekipi shqiptar mori pjesë në Paris 2024 me 8 sportistë, në 4 disiplina.

Bashkia e Tiranës, mirëpriti në një ceremoni të veçantë këtë pasdite, ekipin olimpik që u kthye nga Parisi me dy medalje në mundje.

Kjo ceremoni përkoi me 104 vjetorin e krijimit të Sport Klub Tiranës dhe me Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ku kryebashiaku këtë të fundit e shfrytëzoi për të dërguar mesazhet e duhura për të rinj, që të ndjekin modelet e duhura drejt suksesit.

Tv Klan