Ardit Gjebrea ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për t’i bërë një surprizë të bukur gjyshes së Brixhildës.

18-vjeçarja ka udhëtuar nga Franca vetëm për të takuar gjyshen e saj, por ka menduar t’i bëjë një ”lojë” të vogël, duke i thënë se nuk mund të qëndrojnë së bashku me të natën e ndërrimit të viteve.

Për ta realizuar këtë gjë, ajo kontaktoi programin “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan.

Gjyshja e saj përjeton gëzim të madh, por Brixhilda ka edhe diçka për t’i thënë gjyshes.

Ardit Gjebrea: Ku jeton gjyshja?

Brixhilda: Në Itali!

Ardit Gjebrea: Me kë jeton atje?

Brixhilda: Me tezen time, sepse tezja ime ka shumë vite që jeton aty, ka gati 20 vjet dhe e tërhoqi dhe gjyshen. Jetojnë atje bashkë sepse gjyshja ime ishte vetëm këtu.

Ardit Gjebrea: Tani gjyshja sot me demek ty të përcolli?

Brixhilda: Po dhe ajo u emocionua shumë, gjithashtu edhe unë.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Brixhilda: Po ajo po qante, kujtoi se unë do ikja me të vërtetë, por në fakt kjo ishte një lojë e imja si të themi, e juaja bashkë me mua.

Ardit Gjebrea: Na bëre bashkëfajtorë!

Brixhilda: Fajtorë jo, por një gënjeshtër e bardhë le të themi.

Ardit Gjebrea: Kur erdhi gjyshja?

Brixhilda: Pardje erdhi.

Ardit Gjebrea: Vetëm dy ditë keni shpenzuar bashkë?

Brixhilda: Po vetëm dy ditë dhe ajo prandaj ishte e emocionuar dhe tha: Që nuk u çmalla me ty akoma tha dhe ti do ikësh shumë shpejt.

Brixhilda suprizon gjyshen e saj, e cila është mjaft e emocionuar dhe nuk i mban dot lotët. Gjithashtu, ajo premton të plotësojë dhe dëshirën e gjyshes, që të ndërpresë studimet për police dhe të fillojë sudimet për doktoreshë. /tvklan.al