Agjenci turistike, operatorë të ndryshëm turistikë dhe akomodues të zonave turistike kanë prezantuar në një mbrëmje të zhvilluar në hotel “Rogner” bukuritë e natyrës shqiptare, historisë dhe trashëgimisë së pasur kulturore të vendit tonë përpara shtetasve dhe biznesmenëve të huaj që jetojnë në Shqipëri.

“ Komunitetit të huaj, që përbën një pjesë goxha të rëndësishme në Shqipëri, meqënëse jetojnë dhe punojnë këtu, duhet t’i paraqitet që dhe në Shqipëri ka turizëm, por kjo është hera e parë që të gjithë së bashku mblidhen dhe përfaqësojnë turizmin e veçantë në Shqipëri.”

Në një mbrëmje të konceptuar në formën e një minipanairi janë ofruar paketa turistike që përfshijën udhëtime në qytetet kryesore të Shqipërisë, në qendrat historike e kulturore si dhe udhëtime në natyrë, qoftë edhe vetëm për një fundjavë. Mbrëmja e turizmit shqiptar zhvillohet për herë të parë dhe është një nismë e klasterit të turizmit të interesit të veçantë mbështetur nga EDEM një projekt i webside-it. /tvklan.al