Zbulohet një galaktikë fosile në zemër të Rrugës së Qumështit. Quhet Herkul dhe yjet e saj zënë 1/3 e kurorës së ndritshme të galaktikës sonë. Sipas shkencëtarëve, Herkuli sot mund të jetë çka ka mbetur nga një përplasje galaktike të ndodhur mbi 10 miliardë vjet më parë, atëherë kur Rruga e Qumështit ishte ende duke u krijuar.

Zbulimi i saj nuk ka qenë i lehtë dhe astronomët kanë ekzaminuar përbërjen kimike të dhjetëra mijëra yjeve nga vëzhgimet e disa prej teleskopëve më të fuqishëm në botë. Evolucioni i galaktikës Herkul është rindërtuar më pas nëpërmjet analizës së historikut të të gjithë kësaj pafundësie yjesh.

Vështirësia më e madhe ka qenë për faktin se në zemër të Rrugës së Qumështit, aty ku ndodhet kjo fosile, ka qenë e fshehur nga re të dendura të pluhurave ndëryjorë.

Sipas njërit prej autorëve të studimit, në këtë zonë të Rrugës së Qumështit, ku pozicionohen qindra yje, kishin përbërje dhe shpejtësi totalisht ndryshe nga të tjerët dhe janë kaq të ndryshëm, sa shpjegimi i vetëm është që kanë prejardhje nga një tjetër galaktike. Dhe studimet mbi ta do të vijojnë, për të ndërtuar historinë dhe pozicionin e saj dikur miliarda vite më parë kur ishte ende aktive.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Monthly Notices të Royal Astronomical Society dhe është realizuar nga Universiteti i Liverpool.

Klan Plus