Mbi 500 vrapues nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të Europës u bënë pjesë e edicionit të dytë të Maratonës së Shkodrës, një aktivitet që solli një atmosferë sportive në rrugët e qytetit.

Në garën e 5 kilometrave, triumfi shkoi për Bledar Mesin, një prej emrave të njohur të atletikës shqiptare. Edhe pse prej vitesh jeton në Tiranë, Mesi ruan një lidhje të veçantë me Shkodrën, qytetin ku hodhi hapat e parë në atletikë.

Mes emrave të spikatur të këtij edicioni ishte edhe atletja kampione Luiza Gega, e cila u rendit mes fitueseve dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vlerësoi organizimin e aktivitetit nga Bashkia Shkodër dhe ekipi i atletikës Vllaznia.

Rritja e numrit të pjesëmarrësve krahasuar me edicionin e parë tregon interesin në rritje për këtë aktivitet, ku krahas atletëve profesionistë morën pjesë edhe qytetarë që iu bashkuan për herë të parë një gare vrapimi.

Klan News


/tvklan.al