Opozita bojkotoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i mbledhur për të diskutuar ecurinë e deritanishme të negociatave, ku të pranishëm ishin përfaqësues të të gjitha institucioneve që janë pjesë e këtij procesi, përfshirë edhe kreun e SPAK-ut.

Gjithsesi, socialistët janë të vetëdijshëm për rolin që ka opozita në kryerjen e reformave që kërkon anëtarësimi. Një nga këto reforma është edhe ajo zgjedhore.

Kryenegociatorja dha detaje për fazën aktuale ku ndodhet procesi, duke këmbëngulur se nuk është bllokuar, siç deklaron opozita.

Ministri i Drejtësisë e sheh si një njollë renditjen e Shqipërisë mes vendeve që shkelin të drejtat e njeriut, për shkak të numrit të lartë të masave të arrestit me burg, por shprehet i kënaqur që Gjykata e Lartë po ndihmon për pastrimin e saj me vendimin e fundit.

Këshilli miratoi edhe planin e aktiviteteve për vitin 2026.

Tv Klan

/tvklan.al