Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi mbledhjen e parë, pas Asamblesë së 16 shkurtit, ku u rizgjodh edhe për 4 vite si president, Armand Duka.

Ekzekutivi vendosi që Lufti Nuriu dhe Geri Çipi të jenë zëvendëspresidentë.

Në njoftimin e saj, FSHF shkruan se së shpejti do të prezantojë edhe fanellat e reja të Kombëtares A.

Kuqezinjtë do t’i veshin për herë të parë në gjysmëfinalen e play off të Botërorit me Poloninë më 26 mars në Varshavë, një ndeshje historike për Shqipërinë.

Komiteti Ekzekutiv miratoi organizimin e një Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për këtë ndeshje historike që është një hap tjetër drejt finaleve të Kupën e Botës një eveniment që është një ekskluzivitet i Televizionit Klan.

Tv Klan

/tvklan.al