“Topi i Artë 2026”, edhe këtë vit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në TV Klan
Futbolli shqiptar do të ketë sërish mbrëmjen e tij të veçantë. “Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar, në një ceremoni gala që do të vendosë në qendër të vëmendjes futbollistët, trajnerët dhe të gjithë protagonistët që kanë spikatur gjatë vitit në futbollin shqiptar.
Ceremonia gala do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.
Ndërsa data është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka diskutuar edhe detajet e organizimit të mbrëmjes.
Për të tretin vit radhazi, drejtimin artistik dhe prezantimin e spektaklit do ta marrë përsipër Ardit Gjebrea, i cili do të jetë në skenë së bashku me moderatoren Lenida Halilaj.
Në skenën e galasë do të nderohen futbollistët, trajnerët dhe protagonistët që kanë spikatur gjatë vitit 2026 në futbollin shqiptar.
Mbrëmja do të ndërthurë emocionet e sportit me spektaklin dhe momentet e ndarjes së çmimeve. Duartrokitjet do të jenë për ata që, me paraqitjet në fushë, golat dhe kontributin e tyre, kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar gjatë vitit që po mbyllet.
Interesi më i madh pritet të përqendrohet te çmimi kryesor, “Topi i Artë”. Në dy edicionet e fundit, për vitet 2024 dhe 2025, trofeun e ka fituar sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.
Nga momentet e para të spektaklit deri te shpallja e fituesit të “Topit të Artë”, e gjithë mbrëmja gala do të transmetohet më 11 janar, drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në TV Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 
