Mbretëria e Bashkuar po përjeton këtë të mërkurë një nga ditët më të tensionuara politike të vendit. Vëmendja ishte përqendruar te fjalimi tradicional i mbretit Charles III, i njohur si “King’s Speech”, ku qeveria përcakton zyrtarisht axhendën e saj.
Por kjo ngjarje u eklipsua nga raportet se ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting, po përgatitet të japë dorëheqjen për të sfiduar drejtpërdrejt kryeministrin Keir Starmer në drejtimin e Partisë Laburiste. Streeting dhe Starmer mbajtën një takim që zgjati vetëm pak minuta në zyrën e kryeministrit pa dhënë detaje se çfarë diskutuan.
Mediat britanike raportojnë se pritet që sekretari i Shëndetësisë të sfidojë udhëheqjen e kryeministrit Starmer që nesër. Dy kundërshtarë të tjerë të mundshëm për të sfiduar Starmer janë Andy Burnham, kryetar i bashkisë së Greater Manchester, dhe ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner.
Megjithatë, pavarësisht krizës, ceremonia madhështore e hapjes së Parlamentit u zhvillua sipas traditës britanike. Mbreti Charles III lexoi programin legjislativ të qeverisë për vitin e ardhshëm, duke paraqitur mbi 35 projektligje të reja. Në fokus janë ekonomia, energjia, siguria, emigracioni dhe reforma në shëndetësi.
“Qeveria ime do të kërkojë të përforcojë sigurinë afatgjatë të energjisë, mbrojtjes dhe ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar si një komponent thelbësor i forcës në skenën botërore”.
Qeveria synon gjithashtu forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe investime në energjinë e gjelbër. Por shumë analistë politikë pyesin nëse Starmer do të mbetet mjaftueshëm gjatë në pushtet për t’i realizuar këto plane.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 