Mbreti Charles mirëpriti muzikantët në Kështjellën Windsor të enjten por u bë vetë protagonist i këtij eventi.

Muzikantët argëtuan Mbretin, i cili madje provoi të luante në këtë instrument të improvizuar e të bërë nga një karrotë. Së bashku me muzikantë të tjerë ai imitoi melodinë e këngës për fëmijë Twinkle, Twinkle, Little Star.

Pas performancës së shkurtër që dhuroi për të pranishmit monarku britanik u shpreh se perimet do të konsumoheshin në mënyrë që  ato të mos shkonin dëm.

Pas një pauze të shkurtër për shkak të efekteve anësore të përkohshme nga trajtimi i kancerit, Charles rifilloi detyrat e tij publike, pasi kishte anuluar disa ngjarje në fund të javës së kaluar.

Vlen të theksohet se Orkestra e Perimeve të Londrës është e vetmja në Mbretërinë e Bashkuar që përdor instrumente të bëra nga perime vendase.

Klan News

/tvklan.al