Samuele Sina është larguar nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare, në prag të duelit me Bjellorusinë.

Mbrojtësi nuk udhëtoi me kuqezinjtë drejt Hungarisë, aty ku të dielën do të zhvillohet dueli i fundit në grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se Sina është larguar nga Kombëtarja A dhe do të vazhdojë te Shqipëria U-21.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të kenë një miqësore interesante të martën, ku do të përballen me Spanjën.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Në këtë duel, mund të shohim në fushë edhe Sinën, pas largimit nga Kombëtarja e parë.

/tvklan.al