Parisi përshëndeti lojërat olimpike 2024 me ceremoni madhështore, ku fishekzjarrë të shumtë u lëshuan nga çatia e Stade de France. Sportistët pjesëmarrës parakaluan me flmujt në duar pas garave të zhvulluara në këtë olimpiadë ku u thyen shumë rekorde, 42 në total, nga të cilat 10 botërorë dhe 32 olimpikë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfuan edhe në këto lojëra ashtu si në Tokio 2020. Me 40 medalje të arta po aq sa Kina, por me një total më të madh 126, ishte ekipi kryesor i Paris 2024.

Shqipëria dhe Kosova morën nga 2 medalje secila. Për vendin tonë këto ishin të parat në histori. Olimpiada e Parisit nuk u shpëtoi as polemikave, siç ishte ajo për cilësinë e ujin e lumit Sena, ku u zhvillua gara e Triathlonit.

Në ceremoninë përmbyllëse ndodhi edhe kalimi i stafetës qytetit të Los Anxhelos që do të presë lojërat olimpike në 2028. Protagonist ishte aktori amerikan Tom Cruise, i cili zbriti nga maja e stadiumit francez nën tingujt e muzikës së filmit “Mission Impossible” duke u larguar simbolikisht me një motor për në vendin e tij.

Tv Klan