Në Tanzani është vendosur që të bllokohet platforma “X”, pasi në këtë rrjet social lejohet shpërndarja pa kontroll e përmbajtjes pornografike.

Ministri i Informacionit, Jerry Sila, është shprehur se përmbajtja në këtë rrjet social është në kundërshtim me ligjet, kulturën, zakonet dhe traditat e Afrikës Lindore, raporton BBC.

Kundërshtime për këtë vendim ka pasur dhe nga një grup aktivistësh, të cilët shprehen se një vendim i tillë pasqyron një model shqetësues të shtypjes digjitale.

Një vendim i tillë vjen pak para zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare të muajit tetor.

Përdoruesit sakaq, mund të aksesohen në llogaritë e tyre në “X” përmes shërbimit “VPN”. Kjo e fundit është kundra ligjeve në Tanzania.

Raportohet se së fundmi në platform në këtë vend janë shënuar krime kibernetike, të tilla si hakërimi. Përpos kësaj, sipas Tech Labari, platforma “X” është themelore për opozitën vendase, aktivistët dhe gazetarët në Tanzani, duke ngritur kështu shqetësimet për lirinë e shprehjes dhe mbikëqyrjen shtetërore.

/tvklan.al