Himara priti mbrëmjen e dytë të Porto Palermo Festival, duke i dhënë fund dy netëve festive në shëtitoren e Spilesë.
Pas atmosferës së krijuar një natë më parë, edhe mbrëmja e 22 gushtit mblodhi në një hapësirë të vetme muzikën, detin dhe publikun, me turistë vendas e të huaj që iu bashkuan koncertit në një prej pikave më të frekuentuara të rivierës.
Muzika vijoi gjatë mbrëmjes, ndërsa shëtitorja u mbush me ritme, drita dhe njerëz që ndoqën koncertin nën qiellin e hapur. Për shumë prej vizitorëve, kjo ishte një tjetër mënyrë për të përjetuar festivalin, larg skenave tradicionale dhe në një atmosferë tipike verore.
Prania e turistëve nga vende të ndryshme i dha mbrëmjes një karakter edhe më ndërkombëtar, ndërsa muzika shërbeu si pikë takimi mes kulturave dhe vizitorëve që kanë zgjedhur rivierën shqiptare për pushimet e tyre.
Porto Palermo Festival mbylli dy mbrëmjet e zhvilluara në Himarë, duke e shtrirë atmosferën e tij nga kalaja historike deri te hapësira e hapur buzë detit. Duke i dhënë publikut dhe turistëve një eksperiencë që bashkon artin me bukurinë e bregdetit shqiptar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 