Shtetet e Bashkuara dhe Irani përfunduan të shtunën një raund të dytë bisedimesh mbi programin bërthamor të Teheranit.

Pala iraniane i konsideroi bisedimet si konstruktive dhe siç tha ministri i Jashtëm iranian Abaz Aragçi, ato po ecin përpara.

Në takimin e tyre të dytë brenda një jave, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi negocioi për katër orë në Romë me të dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff , i cili është angazhuar njëherësh edhe në bisedimet e paqes për Ukrainën.

Duke folur për TV shtetëror pas bisedimeve, Araghchi u shpreh se u ra dakord që negociatat të vazhdojnë dhe të kalojnë në fazën tjetër.

Uashingtoni synon të marrë garanci nga Irani, që programin bërthamor të mos e zhvillojë deri në fazën e prodhimit të armëve bërthamore, të cilat rrezikojnë shpërthimin e një lufte të madhe në Lindjen e Mesme dhe kërcënojnë veçanërisht Izraelin, aleatin e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ndërsa Teherani synon heqjen e sanksioneve të ashpra ekonomike perëndimore për shkak të këtij programi

Klan News