Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të të gjitha vendvotimeve dhe teknikisht është i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Megjithatë, para shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të përfundojnë afatet ligjore për paraqitjen e ankesave lidhur me procesin e numërimit dhe rinumërimit.
E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është shmangur pyetjes së gazetarëve për një koalicion të mundshëm të partisë së tij me LDK-në. Një ditë më parë ai ka thënë se me certifikimin e rezultateve do të nisë formimin e Kuvendit dhe qeverisë, ndërsa me opozitën do të diskutojë vetëm për zgjedhjen e presidentit.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se Vetëvendosje do të angazhohet për bisedime me partitë opozitare për çështjen e presidentit, ndërsa ka bërë thirrje për heqjen dorë nga, siç e cilësoi ajo, “mentaliteti bllokues”.
Kosova mbajti më 7 qershor zgjedhjet e parakohshme për shkak të mosarritjes së një konsensusi ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 