Një vajzë 7-vjeçare u mbyt në ujërat e lumit Drin, teksa kishte hyrë në ujë për t’u larë me familjarë të saj.
Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur prurjet e lumit u rritën papritur për shkak të hapjes së digës së një hidrocentrali në pjesën e Maqedonisë së Veriut.
Ishte ndërhyrja e personave të tjerë që shpëtoi familjen të dalë nga uji, por fatkeqësisht 7-vjeçarja u mor nga rrjedha.
Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pak ditë më parë rrezikuan jetën në të njëjtat rrethana disa turistë të huaj.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
