Një gomone që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina. Policia kufitare gjeti në breg 15 persona nga rreth 30 që ndodheshin në gomone.

Në mesin e të mbijetuarve shumica e tyre nga Maroku janë edhe tre fëmijë. Deri tani nga ekipet e shpëtimit janë gjetur trupat e katër viktimave.

Në kërkim të të zhdukurve marrin pjesë krahas policëve serbë, zhytësve në Xhandarmërinë e Serbisë, edhe zyrtarë nga Bosnja.

Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë pjesë e “Rrugës Ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore.

Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën të paktën 40 emigrantë, teksa po tentonin ta kalonin atë.

Klan News