Këtë të Shtunë nis agjërimi për besimtarët myslimanë, muaj më i rëndësishëm për besimin islam. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ka uruar gjithë besimtarët për këtë muaj të rëndësishëm.

“Me 1 Mars fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bukur reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familje tona dhe mbarë shoqërinë”, tha Bujar Spahiu.

Kreu i KMSH u ka bërë thirrje besimatërve të kenë kujdes të shtuar për më të dobëtit.

“Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit. Në këtë muaj të shenjtë le të forcojmë, jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi”, tha kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Muaji i agjërimit nis me 1 Mars, dhe përfundon me 29 Mars, ndërkohë që me 30 Mars kremtohet Fitër Bajrami. 

Klan News