29 tetor 2026 – Një ditë pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, nëna dhe bashkëshortja e tij kanë shkuar për ta vizituar.
Në pamjet e siguruara, Ajola Xoxa bashkë me djalin e saj, i cili erdhi në jetë në qershor të këtij viti.
Vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ta transferuar nga ambientet e paraburgimit në Durrës tek ato në Fier, kreu i bashkisë më të madhe në vend e quajti “të paarsyeshëm dhe pa pëlqimin e tij”.
“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik”, ishte reagimi i tij në rrjetet sociale.
Ai qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Po në burgun e Fierit është transferuar biznesmeni Ergys Agasi, i cili u vu në pranga më 26 gusht. Urdhrat janë firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ndërsa arsyet e lëvizjeve nuk janë bërë me dije.












Botërori 2026 