Tashmë ka nisur në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, “Daily Love Story”, një program ku publiku do të njihet me të pathënat, prapaskenat dhe komentet e spektaklit Love Story, i cili startoi të hënën, duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.

E pyetur lidhur me emocionet e përjetuara në skenë, bukuroshja Stelina është shprehur se u ndje sikur ishte në një takim dhe se e harroi për një moment që ndodhej në spektakël.

“Harrova fare që isha në spektakël, u ndjeva sikur ishim mbledhur në një takim. Saimiri është i mirë gjithmonë”, tha ajo.

Më tej, Stelina theksoi se sa i përket konkurrencës, Saimiri i di shijet e veta dhe se është ai që zgjedh, teksa shtoi se për dashurinë mund të bëjë gjithçka.

Teksa këput fletët e trëndafilit, Stelina përmend fjalët “më do smë do”, dhe ndalon tek “më do”, fjalët e lojës së famshme për dashurinë.

“Konkurrencë ka kudo por Saimiri i di shijet e veta dhe le të zgjedhi ai. Jam shumë romantike dhe e egër, i kam të gjitha, mund të prisni gjithçka nga unë. Bëj gjithçka për dashurinë, do ta shihni”, u shpreh ajo.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al