Një 75-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Prekal për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të prodhimit të lëndëve narkotike .

Sipas asaj që njofton Policia në banesën e 75-vjeçarit me iniciale P. Gj, në fshatin Prekal janë gjetur rreth 2.63 kg kanabis, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar nga uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prekal”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të prodhimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që i mbante në banesë, në fshatin Prekal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri dhë lëndë narkotike, në banesë, organizuan operacionin policor të koduar “Prekal”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. 


/tvklan.al