Vjedhja e rrjeteve sociale është diçka e tmerrshme për këdo që bie pre e tyre. Shumë prej përdoruesve janë në ankth pasi hajdutët e këtyre rrjeteve, mund të publikojnë çdo gjë që gjejnë, nisur nga fotot dhe gjithçka intime. Sigurisht që çdo gjë bëhet për klikime dhe para.

Pjesë e hakerave ka rënë dhe kampionia e Wimbledon. Llogaria e Instagramit e Simona Halep u mor në kontroll nga persona të pa identifikuar. Por të paktën mashtruesit ishin të qartë se çfarë kërkonin të përfitonin. Hakerët u hoqën si tenistja dhe u bënë thirrje 1.3 milionë ndjekësve të saj, që t’i dërgonin para.

“A mundet dikush të më ndihmojë? Kam mbetur e ngujuar në Zvicër dhe llogaria ime bankare nuk po punon këtu. Më duhen 500 dollarë dhe do të kthej 1500 dollarë deri në fundjavë”, ishte ky mesazhi që qëndroi për disa orë në profilin e tenistes Halep.

Ekspertët më pas arritën t’ia kthenin Instagramin sportistes rumune. Megjithatë duhet thënë se nëse ndjekësit e saj do të binin pre e thirrjes, atëherë hakerët do të kishin siguruar mbi 650 milionë dollarë.

Klan Plus