Një 15-vjeçare me probleme të shëndetit mendor përfundon në Lezhë, pasi njihet në TikTok me një grua rreth 50 vjeçe, e cila e prezanton me një 37-vjeçar. Vajza e mitur largohet nga banesa pa njoftuar familjarët dhe udhëton drejt Lezhës, ku takohet me 37-vjeçarin Elton Kola.

Sipas dëshmisë së saj, të dy qëndrojnë për disa orë në një hotel, ku kryejnë marrëdhënie seksuale. Vajza thotë, se pasi i dhanë pije energjike, ajo nuk kuptoi më asgjë, pasi pati probleme.

Stop – Çfarë moshe ke?

E mitura – 15!

Stop – Po ky, Eltoni, çfarë moshe kishte?

E mitura – 30!

Stop – Po si e njohe? Ee pe aty? Ma trego njëherë!

E mitura – U njohëm njëherë në telefon, pastaj kushërira e vet, i tha, do vijë kjo…

Stop – Kushërira e Eltonit, si e ka emrin?

E mitura – Albina!

Stop – Kë ke njohur më parë, Eltonin, apo Albinën?

E mitura – Albinën kam njohur të parën.

Stop – Albinën e ke njohur në telefon? Ke bërë muhabet me atë?

E mitura – Po!

Stop – Çfarë të tha Albina?

E mitura – Hiç! Si je? Mirë? Sa vjeçe je? 15! Më tha kam një kushëri…dhe ai të pëlqen, kështu.

Stop – Ta tha Albina këtë?

E mitur – Ee…

Stop – Dhe pastaj, ti i shkruajte?

E mitura – Ee, ia dhashë TikTok-un…,s’e di.

E mitura – Më tha Albina mu, “a do vish”. Me dy mëndje e pata, për të shkuar tek ai…Pastaj ika unë. I hipa autobusit, pastaj më ka ndaluar në Tiranë tek TEG-u dhe kam marrë taksi, për të ikur në Lezhë. Pastaj kam hipur në autobusët e Lezhës, kam ndaluar aty tek karburanti dhe ai më ka dalë përpara.

Stop – Eltoni?

E mitura – Po! Pastaj kemi shkuar tek lokali i saj.(Albinës)

Stop – Tek lokali i Albinës?

E mitura – Po!

Stop – Ku e kishte lokalin Albina?

E mitura – Është një kështu…,afër urës.

Stop – Në Lezhë?

E mitura – Po!

Stop – Po Albinën, ku e takove?

E mitura – Në lokalin e saj, ishte duke na pritur ne.

Stop – Pitë kafe tek lokali i Albinës?

E mitura – Po!

Stopi – Albina dhe tjetër? Edhe Eltoni?

E mitura – Po!

Stop – Po Eltoni, çfarë tha, kur e takove?

E mitura – Mirë….

Stop – Atij ia tregove moshën?

E mitura – Po!

Stop – Si i the?

E mitura – Jam 15 vjeçe.

Stop – Po ai?

E mitura – S’e di, sa më tha, 30…Ditën e parë kemi ndenjur bashkë me atë, prit s’e di, sa ka qenë ora….4!.Ika në orën 3 tek Albina, hoqa rrobat, se më tha “ç’i ke këto rroba” dhe m’i dha rrobat e vajzës së saj dhe ika. Na çoi për të ngrënë pica, B52. Sa piva B52-shin më bëri diçka, m’u morën mendtë, s’e di as vetë…,se çfarë më hodhi.

Stop – Po aty pas dreke, ku shkuat pastaj? Ike me Eltonin?

E mitura – Ee…

Stop – Me çfarë ikët?

E mitura – Me makinë.

Stop – Me makinën e kujt?

E mitura – Të Eltonit, se dhe Eltoni ka, edhe kjo, ka makinë.

Stop – Ike me makinën e Eltonit?

E mitura – Ee…

Stop – Ku ikët?

E mitura – Aty në Lezhë, tek rrumbullaku, është një hotel.

Stop – Shkuat në hotel?

E mitura – Po!

Stop – Sa mbaruam punë, më zuri barku. E di sa shumë më dhimbte barku, kur mbaruam atë punë…Dolëm në orën 8. Ndenjëm, hymë në orën 4, deri në 8.Kur dolëm më dhimbte shumë barku. U çudita njëherë, thashë çfarë kam…dhimbje barku si me qenë, larg qoftë!

Stop – A i the atij, që “s’jam mirë, po më dhemb barku”?

E mitura – Jo! S’i thashë fare…,veç kur më kapën dhimbjet këtu krejt. Thashë me vete “ej Zot…”

Stop – Po mirë, kur shkuat atje tek hoteli, nuk të kërkuan pasaportë, apo kartë identiteti?

E mitura – Jo! Ia kanë kërkuar këtij, se mua jo.

Stop – Ëë..?

E mitura – Mu më ka lënë në makinë, ai ka ikur, ka paguar hotelin.

Stop – Pastaj erdhi, të mori?

E mitura – Ee…

I kontaktuar me kamerë të fshehtë, 37-vjeçari pranon takimin, qëndrimin në hotel dhe marrëdhënien, ndërsa pretendon, se vajza e ka provokuar vetë.

Elton Kola – Nuk i kam thënë të vinte me zor. Vetëm kur ka thënë në Tik-Tok “do vij në Lezhë”.

Stop – Nuk thashë, që e ke marrë ti me zor…

Elton Kola – Tani, mua kush më thotë “do vij të pijë kafe”, unë thjesht pi kafe me atë…kam pi kafe me ty, me atë, me tjetrën…,nuk është puna për atë.

Stop – Ore Elton! Ajo, që po na shqetëson më shumë, është pjesa, që shkoi në hotel dhe…se ajo është e vogël. A e kupton?

Elton Kola – Për atë pjesë, ke të drejtë.

Stop–  Sa orë ka ndenjur në hotel me ty?

Elton Kola – Me mu?

Stop – Po!

Elton Kola – Me mua ka ndenjur 1 orë e gjysmë…

Stop – A kryeve marrëdhënie me atë?

Elton Kola – Tani është normale, kur një femër vjen edhe të fërkohet vetë…tani…mashkulli për çfarë është, një burrë, kur një femër të rrijë, të fërkojë, të rrijë duke të fërku vetë…,tani…mish e gjak ka edhe ai…

Familjarët denoncojnë rastin në polici, por pretendojnë, se nuk është regjistruar procedim penal ndaj tij dhe gruas, që i prezantoi, me pretendimin, se nuk ka patur dhunë. Tashmë kërkohet hetim për rrethanat e ngjarjes dhe për mënyrën, se si është trajtuar denoncimi i familjes.

/tvklan.al