Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë bërë daljen e tyre të parë publike së bashku, pas thashethemeve për një ribashkim romantik që qarkullojnë prej disa muajsh.
Çifti u shfaq në premierën e filmit “Focker-in-Law”, të mërkurën, më 11 nëntor, në New York. Këngëtarja dhe ish-balerini u fotografuan të përqafuar para kamerave, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke treguar afrimitetin mes tyre.


Pak para kësaj daljeje, Alvarez kishte publikuar në Instagram një selfie me Ariana Granden, ku të dy shfaqeshin të buzëqeshur. Në fotografi, këngëtarja kalonte krahun rreth tij, ndërsa ai e kishte shoqëruar postimin me fjalën “Fockers”, si një referencë për filmin ku morën pjesë në premierë.

Thashethemet për rikthimin e tyre nisën në qershor, kur dyshja u fotografua duke drekuar së bashku në Austin të Teksasit. Në gusht, Grande i shtoi edhe më shumë dyshimet, pasi publikoi në Instagram disa fotografi të përbashkëta me Alvarez.
Historia e tyre e dashurisë nisi në prill të vitit 2015, pasi u njohën gjatë turneut “Honeymoon Tour”, ku Alvarez ishte një prej balerinëve të këngëtares. Marrëdhënia e tyre përfundoi në korrik të vitit 2016, por duket se pas shumë vitesh, dyshja i ka dhënë një tjetër mundësi romancës së tyre.












Botërori 2026 