Një ndër kërkesat e studentëve që në vitin 1990 ka qenë reduktimi i tarifave për ata që ndjekin shkollat e larta. Kjo ide ka mundësi të realizohet brenda këtij viti akademik. Nismëtare për këtë është Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në projektin e Drejtorisë së Politikave Rinore është pajisja e çdo studenti të ditës me kartë për gjithë periudhën e studimeve. Drejtori Albi Brahushi, shpjegon:

“E kemi nisur këtë ide dhe me mbështetjen e Ministrit Rama i cili është shumë i ndjeshëm karshi studentëve dhe veçanërisht të rinjve duke bërë të mundur lehtësimin e jetës ekonomike. Karta në vetvete presupozon dhënien e një aksesi ekonomik, pra uljen e një tarife, ku studentët do të kenë mundësi t’a marrin në një çmim më të lirë sesa të tjerët.”

Nëse arrihet marrëveshja mes ministrive, atëherë studentët do të udhëtojnë me çmime të përgjysmuara, do të ndjekin filma e spektakle me bileta të lira dhe do të kenë zbritje në të gjitha shërbimet shtetërore./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti