E njihni si Drejtor i Pogramacionit të Tv Kombëtar Klan, por shumë prej jush e kujtojnë dhe si moderator.

Albert Dumani, i ftuar tek emisioni “Rudina”, duke u ndalur tek platforma më e re televizive, Klan Nostalgji, ai shprehu dhe emocionet kur sheh veten e tij vite më parë.

Ai u shpreh se shumë e kujtojnë nga “Netë Vere”, e se ato kujtime i japin ndjesi përmalluese.

“Është pak mall. Nuk do e quaja trishtim… trishtim në kuptimin që kanë ikur vitet, por që është nostalgji shumë e bukur”, u shpreh Dumani.

/tvklan.al