Në çdo edicion të “Këngës Magjike” ka pasur gjithnjë surpriza, momente që kanë mbetur në kujtesë dhe performanca emocionuese. Në rrugëtimin e saj ku numëron nëntë pjesëmarrje në festival (vetëm një më pak se Kastro Zizo), ajo e ka prekur skenën në dimensione të ndryshme duke dëshmuar një rritje artistike të jashtëzakonshme.

Ndërsa i komenton të gjitha performancat e saj në rubrikën e “Këngës Magjike” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Jonida ndalet te viti 2011. Me këngën “Thesar pa emër” ajo nuk ishte e vetme në skenë, por ishte Dani në barkun e saj që e shoqëroi në atë performancë.

Këngëtarja tregon me nostalgji si Ardit Gjebrea e bindi që të mos hiqte dorë dhe të këndonte para publikut me barkun e rrumbullakosur. Asokohe, ngjarje të tilla nuk ishin ende masive, ndryshe nga sot kur artistet dalin më lirshëm në skenë apo e bëjnë publike përmes saj.

Ardit Gjebrea: Si u binde të këndoje shtatzënë?

Jonida Maliqi: Oh!

Ardit Gjebrea: Kush të bindi ty?

Jonida Maliqi: Vetëm ti mund të më bindje! Ka qenë shumë e bukur. Unë doja të vija në “Këngën Magjike”, por doja të vija prapë me një kompozitor të mirë siç ishte Pirro Çako dhe kishim vendosur që të bënim një material muzikor. Ne takohemi për koincidencë, në sfilatën e “Geraldina Sposa” dhe hezitoja të të thosha që isha shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Në atë sfilatë…

Jonida Maliqi: Në atë sfilatë, një ndër vajzat që më impresionoi dhe e duartrokisnim më së shumti dhe i gjithë publiku, ishte pikërisht Matilda Mcini që ishte shtatzëënë dhe sfilonte dhe ishte një ndër modelet më të bukura që të gjithë emocionoheshin dhe e duartrokisnin fort. Pas 2-3 javësh, komunikoj me Arditin, vendosa të mos isha pjesë e “Këngës Magjike” dhe i them, po të them të vërtetën, kam kaluar tre muaj tani, tre muajt e rrezikshëm dhe po të them që jam shtatzënë dhe nuk marr dot pjesë në “Këngën Magjike.” “Jo”, më thotë mua, “s’ka mundësi”.

Ardit Gjebrea: S’ka mundësi mos të marrësh pjesë, jo s’ka mundësi të mbetesh shtatzënë.

Jonida Maliqi: Po! Dhe…

Ardit Gjebrea: Do të dalësh, thashë unë.

Jonida Maliqi: Jo, i thashë si të dal, unë do të jem shtatzënë, i bie “Kënga Magjike”, i bie të jem në muajin e gjashtë, pastaj të tetin, kushedi si do të transformohem, pastaj s’kam parë njeri të këndojë në skenë shtatzënë, tani është pa kuptim. Më tha mua, “dua të të kujtoj vetëm një gjë, ishim para dy javësh,  u takuam te sfilata. Kush ishte modelja që të impresionoi dhe na emocionoi të gjithëve?” Matilda, i thashë unë. “E pra, s’duhet ta bësh këtë gjë në skenë?”/tvklan.al

/tvklan.al