Shpërthen festa në qytetin e Alaskës

Alaska është e njohur për bukurinë e saj natyrore, por tashmë shteti amerikan nuk do të mbahet mend vetëm për majat me dëborë dhe akullnajat vezulluese.

Parajsa arktike ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike, me 17-vjeçaren Lidia Xhakobi që arriti të fitojë garën e 100 metrave.

Festa ishte e madhe në qytetin e lindjes së saj me popullsi 2.733 banorë. Dhjetëra qytetarë kishin zgjedhur një vend special për të ndjekur nga ekrani garën e “talentes së qytetit”.

Fitorja e Xhakobi bëri që festa të shpërthente mes tyre, me qytetarë që shihen teksa hidhen në ajër nga gëzimi.

Klan News