Mediat e huaja dhe agjencitë ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit të vendit tonë dhe ta sugjerojnë Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar për pushime. E radhës është media britanike “Wales Online”, që shkruan se Shqipëria, edhe pse më parë ishte vend i nënvlerësuar, tashmë është një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë.
Shqipëria zyrtarisht po përjeton momentin e saj, me një numër të madh udhëtarësh që po shkëmbejnë Mesdheun e shtrenjtë për këtë vend të nxehtë pushimesh në zhvillim dhe gjithnjë e më të kërkuar.
“Wales Online” shkruan, ndër të tjera, se Shqipëria po fiton me shpejtësi reputacionin si një nga vendet më të përballueshme në Evropë për t’u vizituar, me qytete të bukura dhe vendpushime bregdetare që janë shumë më të lira.
Veçanërisht Riviera Shqiptare në detin Jon është një alternativë e shkëlqyer krahasuar me vendet e njohura mesdhetare si Greqia ose Italia. Britanikja “Wales Online” shkruan se vendi ynë ofron të njëjtat ujëra të pastra, vijë bregdetare të mrekullueshme dhe më pak të mbipopulluar, veçanërisht nëse e vizitoni jashtë muajve korrik-gusht.
Shumë vizitorë e fillojnë aventurën e tyre në Shqipëri nga Tirana, kryeqyteti me Sheshin “Skënderbej”, që është një vend i shkëlqyer për të filluar udhëtimin tuaj, sipas “Wales Online”, me një përzierje të arkitekturës osmane dhe të epokës komuniste.
Ndër të tjera, Tirana të ofron edhe shumë pika të tjera, e veçanërisht për të gjithë ata që duan historinë e kulturën, dhe mund të vizitoni muzetë e ndryshëm, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe Parkun e Madh të Tiranës. Përfundon shkrimi i britanikes “Wales Online”.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 