Me Julian Nagelsmann që zgjodhi të rinovojë me kombëtaren gjermane, Bayern Munich hedh sytë nga një tjetër pistë. Madje, sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, i zgjedhuri për skuadrën e Bundesligës është Zinedine Zidane.

Duke iu referuar burimeve të “Mundo Deportivo” francezi ka pranuar parimisht të marrë drejtimin e gjigantëve gjerman, që pak ditë më parë garantuan gjysmëfinalet e Champions League. 

Zidane, i vetmi trajner që ka fituar Ligën e Kampionëve tre vite radhazi, megjithatë bëri kërkesa të rëndësishme për transferimin e klubit përpara se të merrte një vendim përfundimtar. Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, 51-vjeçari ka kërkuar siguri në merkaton e transferimeve të verës, me referenca të qarta për përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion për t’i thënë po projektit.

Konkretisht, nënvizohet se përforcimet kanë të bëjnë me mbrojtjen, aty ku duket se edhe po vuajnë gjermanët. Një marrëveshje e përgjithshme mes palëve, me Zidane që do të rikthehej efektivisht në pankinë pas tre sezoneve.

Në këtë detyrë, francezi do të pasonte Tomas Tuhel, që shikon vetëm Ligën e Kampionëve si mundësi për trofe këtë sezon me Bayern Munich.

Klan News