Medon Berisha është gati për t’u rikthyer në fushën e lojës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili nuk aktivizohet që prej dhjetorit të vitit të kaluar, ka marrë dritën jeshile nga mjekët në Finlandë për të luajtur sërish. Nga java e ardhshme ai do të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës së Lecces.

Berisha pësoi dy dëmtime në harkun kohor të 4 muajve dhe u desh të bënte një ndërhyrje kirurgjikale në tendinën e muskulit.

Vitin e kaluar ai e nisi mjaft mirë sezonin me skuadrën e Lecces, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 3 asiste në 15 ndeshjet e luajtura. Rikthimi i tij në fushë konsiderohet si një blerje e merkatos së verës për trajnerin Eusebio Di Francesco. Nëse merr minuta në Serie A, Berisha mund të jetë edhe alternativë për t’u grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Zhvillime në orët e fundit ka pasur edhe për Kristjan Asllanin. Pavarësisht se Interi e ka nxjerrë jashtë projektit të trajnerit Cristian Chivu dhe pritet një kalim te Monza, gjithsesi ka vendosur që ta përfshijë në listën e lojtarëve të federuar. Asllani është regjistruar në Serie A me numrin 21, të cilin e ka pasur edhe 2 vite më parë te kampionët e Italisë.

Berat Gjimshiti ka bërë histori me ekipin e tij në Arabinë Saudite. Al-Diriyah shënoi dhe mori fitoren e parë në elitën e futbollit saudit, i udhëhequr nga mbrojtësi kuqezi. Skuadra e tij mundi 0-1 Al-Hazem. Gjimshiti është gjithashtu kapiten i skuadrës.

Tv Klan

/tvklan.al