Meghan Markle ka çelur një shteg tjetër duke e zgjeruar linjën e saj të produkteve As Ever, me një koleksion “të mirëmenduar” verërash.
Në një deklaratë për shtyp, përshkruhet vera e parë e cila është “e lehtë, e freskët dhe një Napa Valley Rosé festive e vitit 2023, e kuruar me kujdes nga Meghan, Dukesha e Sussex.”
“Kjo rosé debutuese shenjon fillimin e zgjerimit të mirëmenduar të As Ever drejt verës, me një verë të gazuar Méthode Champenoise Napa Valley të planifikuar për të ardhmen e afërt dhe varietete shtesë që do të vijnë.”
Ekipi i Meghan përshkroi edhe momentet kur vera duhet të shijohet.
“E krijuar për çastet më të bukura të verës, drekat që kthehen në darka dhe fundjavat me diell ku e vetmja gjë më e lartë se sa muzika është e qeshura.”
Fabrika Fairwinds Estate në Napa Valley është rreth gjashtë orë larg shtëpisë në Montecito të Meghan dhe Harry.
Përveç dukeshës, të famshëm të tjerë që kanë hyrë në biznesin e verërave në vitet e fundit janë Cameron Diaz, Francis Ford Coppola, Post Malone dhe Snoop Dogg.
Disa të famshëm ia kanë dalë mjaft mirë në industrinë e pijeve alkoolike si Brad Pitt, marka e të cilit, Miravel, vlerësohet në 200 milionë dollarë apo George Clooney me tekilën e tij, Casamigos që u ngrit në vitin 2013 dhe u shit për 1 miliard dollarë pas katër vjetësh.
Biznesi i verës artificiale po rritet shpejt. Në vitin 2019 u vlerësua në 35 miliardë dollarë dhe mendohet se do të arrijë në 49 miliardë dollarë në 2027.
Në produktet e markës As Ever, Meghan ka përfshirë një përzierje për krepa, ëmbëlsira, mjaltë me lule portokalli dhe çajra të ndryshëm./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
