Meghan Markle, ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të rralla të Princeshës Lilibet, për të shënuar ditëlindjen e saj të katërt.

Në një foto bardhë e zi, Meghan shfaqet duke përqafuar vajzën e saj, e cila qëndron e ulur në prehër. Një tjetër imazh tregon Meghan duke mbajtur ngrohtësisht në krahë princeshën e sapolindur, pas ardhjes së saj në jetë në vitin 2021.

Fotot bardhezi Mgehan i shoqëron me fjalë shumë të ndjera, për vajën e saj e cila sot mbush plot katër vjeç.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur! Katër vjet më parë, ajo hyri në jetën tonë dhe çdo ditë bëhet më e ndritshme dhe më e bukur falë saj. Faleminderit të gjithëve që na falin dashuri dhe festojnë ditën e saj të veçantë!”, ka shkruar Meghan.

Zakonisht, Meghan publikon vetëm fotografi ku princesha shfaqet nga pas, për të ruajtur privatësinë e saj. Në foton e fundit shihen sytë dhe gjysma e sipërme e fytyrës së Lilibet, ndërsa pjesa e poshtme mbrohet nga krahët e nënës.

Princesha Lilibet, fëmija më i vogël i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, lindi më 4 qershor 2021, një vit pasi prindërit u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo mori titullin e princeshës pas kur gjyshi i saj u bë mbret.

Çifti gjithashtu kanë dhe një djalë, Princi Archie, 6 vjeç. Javën e kaluar, Dukesha ndau një video ku ajo dhe Princesha Lilibet merreshin me bletërritje.

Emri Lilibet i është vënë në nder të gjyshes së madhe, Mbretëreshës Elizabeth II. Ky mbiemër është krijuar në fëmijëri, kur Princesha Elizabeth nuk mund ta shqiptonte saktë emrin e saj. Gjyshi i saj, Mbreti George V, e thërriste me dashuri “Lilibet,” dhe ky emër mbeti si një lloj nofkë familjare./tvklan.al