Për dy ditë me radhë në sheshin Minatori në Memaliaj do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të “Vjosa n’Fest”, e cila në vitin e saj të katërt është zhvendosur në qytetin e vogël të Memaliajt.

Ekspozita pikture, fotografish, hiking, rafting, panaire kulinarie dhe muzikë do ta kthejnë qytetin në një skenë të madhe aktivitetesh.

“Ne kemi ardhur nga Përmeti për panairin dhe këtu kemi të gjitha produktet e bletës, dyll blete, mjalt, qumësht blete, propolis.”

“Njerëzit ka qenë të interesuar, por mendoj se duhet një panair më gjithëpërfshirës dhe më i madh.”

“Këto aktivitete na duken shumë, shumë të larta, shumë të mira.”

“Kam ardhur në Memaliaj për “Vjosa n”Fest” që të reklamojë pikturat e mia bashkë me shoqet.”

“Vjosa n’Fest” vjen në edicionin e saj të katërt me një mori aktivitetesh kulturore dhe argëtuese. Përgjatë dy ditëve qytetarë të shumtë kanë zgjedhur qytetin e Memaliaj.

Klan News