Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se janë më pranë se kurrë arritjes së një memorandumi mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës në rajon dhe për të rifilluar negociatat bërthamore.
Sipas burimeve amerikane, palët po negociojnë një memorandum mirëkuptimi, i cili parashikon armëpushim të plotë dhe do të shërbejë si bazë për një marrëveshje më të detajuar në javët në vijim.
Sipas CNN, korniza do t’u jepte negociatorëve 60 ditë për të arritur një marrëveshje afatgjatë, sipas një zyrtari të lartë të administratës Trump.
Burime amerikane bëjnë të ditur se negociatat po zhvillohen mes të dërguarit amerikan Steve Witkoff, Jared Kushner dhe zyrtarëve iranianë, si në mënyrë direkte ashtu edhe përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë.
Nëse negociatat dështojnë, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se mund të rikthejnë bllokadën detare ose operacionet ushtarake në rajon.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
