“Të gjithë ata që ndodhen në Iran dhe Irak të kontaktojnë ambasadat në Kuvajt dhe Turqi”

Për shkak të ngjarjeve të fundit në Iran, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u kërkon qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet në drejtim të Lindjes së Mesme.

“Qytetarët shqiptarë të shmangin udhëtimet në vendet me tensione të përshkallëzuara, Iran, Irak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, të shpërndarë për mediat.

Ndërsa për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran ose Irak dhe që kanë nevojë për asistencë, duhet të kontaktojnë ambasadat e Shqipërisë në Kuvajt dhe në Turqi.

Tv Klan