Merkato e kësaj vere shkruaji një faqe të re në historinë e botës së futbollit. Një total prej më shumë se 6.4 miliardë dollarë u shpenzuan për tarifat e transferimit, që është shuma e dytë më e lartë ndonjëherë.

Mbi 10,900 transferime ndërkombëtare janë regjistruar në futbollin profesionist për meshkuj në mbarë botën, një rekord i të gjitha kohërave. Klubet angleze kryesojnë në këtë aspekt, duke shpenzuar më shumë se 1.6 miliardë dollarë. 

Numri më i madh i transfertave të ardhura u krye nga klubet angleze , të ndjekura nga  ato të Brazilit dhe Portugalisë. Në total, federata angleze mirëpriti 526 lojtarë të rinj  kundrejt 523 daljeve për një shpenzim total prej 1.53 miliardë eurosh, pjesërisht të mbuluara nga të ardhurat totale prej 1.13 miliardë. Anglia është liga e vetme që tejkalon një miliard euro, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në futbollin profesionist për vajza, 6.8 milionë dollarë u shpenzuan për transferime ndërkombëtare, më shumë se dyfishi i shumës së shpenzuar në merkaton e shkuar. Përveç kësaj, më shumë se 1,100 transferime ndërkombëtare u regjistruan, një rekord i ri dhe një rritje prej më shumë se 30% krahasuar me verën e vitit 2023.

Klan News