Planeti Mërkur fsheh një thesar të madh. Sipas një studimi dhe të dhënave nga planeti më i vogël dhe i brendshëm i Sistemit Diellor një shtresë e gjerë 18 km në kufirin mes mantelit dhe bërthamës së planetit blu është pikërisht prej diamantesh.

Nëpërmjet vëzhgimeve të sondës Messenger të Nasës në vitin 2011 rezultoi se sipërfaqja e tij është e errët në mënyrë të pazakontë si pasojë e pranisë se grafitit, gjë që sugjeron që në të kaluarën ndoshta planeti ishte i mbuluar nga një shtresë magme e pasur me karbon, e që duke u ftohur me kalimin e kohës, krijoi një shtresë grafiti.

Shkencëtarët kanë rikrijuar kushtet e trysnisë dhe temperaturave të brendshmë të Mërkurit në laborator, dhe rezulton se kristalizimi i bërthamës pas sipërfaqes, me shumë mundësi ka sjellë krijimin e një shtrese prej diamanti që është rreth 15-18 km e thellë. Dhe ndoshta kjo është arsyeja që ka ndikuar dhe në fushën magnetike të tij aq të fortë, që është e pazakontë për një planet me dimensione kaq të vogla.

Klan News