Për kancelarin gjerman Friedrich Merz, rendi i vjetër botëror i krijuar pas Luftës së Dytë nuk ekziston më, siç u shpreh ai në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Si provë, përmendi luftën ruse në Ukrainë dhe sulmet e saj ndaj rendit politik dhe infrastrukturës perëndimore.
Friedrich Merz, Kancelar i Gjermanisë: “Evropa sapo është kthyer nga pushimet e historisë. Tani po përballemi me një epokë të shënuar nga politika e fuqive të mëdha, e cila është një pasqyrim i shoqërive të shqetësuara dhe të trazuara.”
Merz iu drejtua delegacionit amerikan me një kritikë ndaj SHBA-ve: “Në epokën e rivalitetit midis fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar vetëm.”
Vendeve kandidate për në BE, kancelari gjerman iu drejtua me fjalët “nuk dua t’ju humbas” duke sugjeruar një strategji të re për të shpejtuar anëtarësimin.
Më herët edhe sekretari Marco Rubio, që kryeson delegacionin amerikan, theksoi rendin e ri botëror në të cilin secili duhet të shqyrtojë rolin e vet.
Ndërsa ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, në njërin nga panelet i dhuroi kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, një kapele me sloganin “Ta bëjmë OKB-në sërish madhështore”, duke nënkuptuar se Trump ka ndërmend të reformojë këtë organizëm ashtu siç bëri edhe me NATO-n.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 