Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, në një deklaratë të pazakontë, ka kritikuar ashpër qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj luftës në Iran, duke e cilësuar situatën si poshtëruese për Uashingtonin.

Merz u shpreh se Irani po manovron me sukses në negociata, duke zvarritur procesin pa rezultate konkrete.

“Iranianët janë dukshëm shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë për të mos negociuar fare, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë deri në Islamabad dhe të kthehen pa asnjë rezultat. Një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane, veçanërisht nga Garda Revolucionare. Shpresoj që kjo të përfundojë sa më shpejt”, tha Merz.

Komentet e tij vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes SHBA dhe aleatëve evropianë të NATO janë të tensionuara.

Presidenti amerikan Donald Trump, vazhdimisht  ka kritikuar aleatët e NATO për mungesë angazhimi ushtarak në hapjen e ngushticës së Hormuzit, ndërsa anëtarët e aleancës theksojnë se zgjidhja duhet ti jepet përmes dialogut dhe diplomacisë.

Klan News

/tvklan.al