Evropa duhet të mbrojë interesat e saj më fort për të siguruar paqen dhe prosperitetin në vitin 2026, pas sfidave nga agresioni rus, mbrojtja e ekonomisë globale dhe ndryshimi i marrëdhënieve me SHBA-në, tha kancelari gjerman Friedrich Merz në fjalimin e tij të Vitit të Ri.
Sipas tij, lufta që po zhvillohet në pragun e Evropës përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë dhe sigurinë e kontinentit.
“Një luftë e tmerrshme po shpërthen në Evropë. Është një luftë që përbën gjithashtu një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë dhe sigurinë tonë. Ekonomia jonë është nën presion nga reformat e nevojshme, kostot e larta dhe konfliktet tregtare globale. Përveç kësaj, teknologjitë e reja po revolucionarizojnë jetën tonë të punës dhe mënyrën se si jetojmë së bashku”.
Një prej shqetësimeve të kancelarit gjerman është varësia e Evropës nga lëndët e para të importuara, e cila po përdoret gjithnjë e më shumë si një mjet politik kundër saj.
“Varësia jonë nga lëndët e para po përdoret gjithnjë e më shumë si mjet politik kundër interesave tona. Këto trazira gjeopolitike kanë një ndikim të madh në prosperitetin tonë, dhe si një komb eksportues, po e ndiejmë këtë në mënyrë të veçantë”.
Që nga marrja e detyrës në maj, Merz është angazhuar së bashku me liderë të tjerë europianë për të mbështetur Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë. Berlini gjithashtu ka rritur shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2023 për të treguar se është gati të marrë më shumë përgjegjësi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
