Blake Lively ka rrëfyer ku e ka gjetur mbështetjen përgjatë këtij viti që i është dashur të përballet ligjërisht me Justin Baldoni. Aktorja tha se bashkëshorti, Ryan Reynolds dhe 4 fëmijët e tyre kanë qenë “streha” e saj.

“S’është habi, kam pasur një vit shumë intensiv. Ata janë streha ime. S’ka rëndësi çfarë dite po kaloj”, tha ajo në programin “Late Night with Seth Meyers”.

“Për ta duhet të jem Disnley Land. Është më e bukura, është rrëmujë”, tha ajo duke iu referuar fëmijëve: James, 10 vjeç, Inez, 8, Betty, 5 dhe Olin, 2.

37-vjeçarja shtoi se s’mund të komentonte gjatë për betejën ligjore, por e quajti “një nga pikat më  të ulëta të jetës”.

“Shoh shumë gra që kanë frikë të flasin, sidomos tani, të ndajnë përvojën e tyre. Frika është e krijuar, na mban gojëkyçur. Por e di se shumë njerëz nuk kanë mundësinë të flasin kështu që ndihem me fat që unë kam mundur”.

Blake ka paditur Justin Baldoni për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Gjykata ka vendosur një urdhër mbrojtjeje në favor të saj për të parandaluar që disa informacione si të dhënat mjekësore apo marrëveshjet financiare për projekte të ardhshme të bëhen publike. Në mars të vitit  2026, palët do të përballen në gjykatë./tvklan.al