Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë mesazhin për Pashkën. Kryepeshkopi Anastas Janullatos në mesazhin e tij thotë se gëzimi i Pashkës mbush zemrat e çdo personi ndërkohë që vë theksin te konfliktet në Ukrainë dhe Gaza.

Në mesazhin në vigjilje të Pashkëve Ortodokse drejtuar besimtarëve, Kryepeshkopi Janullatos flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë.

Anastas Janullatos, Kryepeshkop i kishës Ortodokse: Krishti u ringjall së vdekurish, me vdekje e vdekjen shkeli…, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësit, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë.

Pashka është dita që besimtarët ortodoks festojnë ngjalljen e Krishtit. Ngjallja e Krishtit kulmon në mesnatën mes 4 dhe 5 Majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë.

Klan News