Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, po hetohet nga Shërbimi Sekret pasi ai ndau dhe më pas fshiu një postim në rrjetet sociale, të cilin disa zyrtarë amerikanë e interpretuan si një thirrje për të vrarë Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Në një postim në Instagram, i cili tani është fshirë, Comey ndau një foto të një “formacioni guaskash” në një plazh që formonte numrat “8647”. Postimi u dënua shpejt nga administrata, ligjvënësit republikanë dhe aleatët e Trump, të cilët pretenduan se postimi i drejtohej qartë Trump, Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, shkruan NBC News.
Numri 86 është një term zhargon, nënkupton ‘të refuzosh’ ose ‘të heqësh qafe’, sipas fjalorit Merriam-Webster. Në një postim në X, zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se ky rast po hetohet me forcë çdo gjë që mund të merret si një kërcënim i mundshëm. “Jemi në dijeni të postimeve në mediat sociale nga ish-drejtori i FBI-së dhe e marrim shumë seriozisht retorikën e tillë. Përtej kësaj, ne nuk komentojmë”, tha ai.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha në X se ish-drejtori i FBI-së, James Comey bëri thirrje për vrasjen e Trumpit. Comey e fshiu postimin në Instagram, duke thënë në një postim pasues se ai “supozoi se [guaska e detit] ishin një mesazh politik”. “Nuk e dija që disa njerëz i lidhin këto shifra me dhunën. Nuk më shkoi kurrë ndërmend, por unë jam kundër dhunës së çdo lloji, kështu që e hoqa postimin”, shtoi ai.
Trump i mbijetoi dy atentateve për vrasje vitin e kaluar. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së midis viteve 2013 dhe 2017. Ai u shkarkua nga Trump mes një hetimi mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Klan News