Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka shënuar një moment historik në rrugëtimin e tij akademik dhe ndërkombëtarizues, duke u bërë anëtari më i ri i Magna Charta Universitatum.
Në konferencën vjetore të mbajtur në King’s College London, më datat 11–13 nëntor 2025, UMSH u përfaqësua nga presidenti i tij, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili firmosi aktin e anëtarësimit.
Ngjarja mblodhi mbi 190 përfaqësues nga universitete të të gjitha kontinenteve, ku u trajtuan çështje si liria akademike, sfidat globale në arsimin e lartë dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndëruniversitar.
Me këtë akt, Universiteti Mesdhetar bëhet pjesë e Observatorit të Magna Charta e Vlerave dhe të Drejtave Themelore Universitare (MCO), duke u angazhuar ndaj vlerave të autonomisë universitare, integritetit akademik dhe zhvillimit të dijes në funksion të shoqërisë.
Në fjalën e tij, Prof. Dr. Angjeli theksoi se ky është një hap domethënës në përfshirjen e universitetit në komunitetin akademik global dhe një angazhim i ri për cilësi dhe standarde ndërkombëtare.
Ky anëtarësim vjen si një dëshmi konkrete e përpjekjeve të Universitetit Mesdhetar për të qenë jo vetëm një institucion kombëtar, por një aktor serioz në arenën ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 