Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve akademike brenda vendit.
“Pikërisht kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot do jetë një ndihmë shumë e madhe për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, për Fakultetin e Shkencave Mjekësore, në mënyrë që qoftë shkëmbimi i studentëve, qoftë shkëmbimi i përvojës akademike midis pedagogëve, qoftë për përdorimin dhe shfrytëzimin e gjithë institucioneve që lidhen me shërbimet mjekësore…”, u shpreh Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar.
“Jam i bindur që përtej të gjithë asaj nevojës për ndërkombëtarizimit, ne kemi nevojë dhe për kombëtarizimin. Pra, brenda universiteteve shqiptare është e nevojshme sot, jo vetëm këtyre që janë në Shqipëri, por ndoshta edhe atyre të rajonit shqipfolëse, të trevave shqipfolëse, është e nevojshme që të krijojmë një konsort universitar, të përbashkët, i cili të ofrohet si i tillë edhe në garën ndërkombëtare”, u shpreh Xheladin Draçini, Rektor i Universitetit të Mjekësisë.
Kjo marrëveshje synon të nxisë shkëmbimin e përvojave ndërmjet stafit akademik dhe studentëve, bashkëpunimin në projekte kërkimore, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore dhe profesionale.
Ky partneritet konfirmon angazhimin e Universitetit Mesdhetar për të zgjeruar bashkëpunimin institucional dhe për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 