Të rinj të suksesshëm, të cilët sot janë krenaria dhe ambasadorët më të mirë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Ish-studentë të shkëlqyer që rikthehen përmes rrjetit Alumni në auditor. Ata ishin kryefjala e takimit që bëri bashkë personalitete publike, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partnerë strategjikë nga sektori privat dhe ai publik.

Takimi u përshëndet nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli.

“Mbi 80% e studentëve që përfundojnë studimet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, punësohen menjëherë pas diplomimit. Shumë prej tyre, sot janë të angazhuar dhe japin kontribut konkret në institucione shumë të rëndësishme dhe në kompani shumë të rëndësishme”, u shpreh Anastas Angjeli.

Deputetja Evis Kushi ftoi të rinjtë të mos humbasin lidhjet me universitetin.

“Mund të jepni kontribut për këshillim karriere për studentët e rinj, për mentorime, për leksione të hapura, për bashkëpunime që lidhin teorinë me praktikën”, u shpreh Evis Kushi.

Presidentja e Unionit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, vlerësoi profesionistët që edukon Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

“Ky është një universitet që nxjerrë profesionistë, të cilët sot duhen më shumë se kurrë, pikërisht për të gjitha ndryshimet që po pëson ekonomia”, tha Ines Muçostepa.

Vetë ish-studentët e rrjetit ALUMNI shprehën falënderime për Universitetin Mesdhetar dhe për 12 prej tyre u akorduan edhe çmime për arritjet pas shkollës së lartë.

/tvklan.al